Platforma e-Kosova ka bërë të ditur se me vendim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë vendosur afate dhe kushte të reja për aplikimin për shtesa për fëmijë.
Qytetarët tash e tutje mund të aplikojnë vetëm nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.
Këto afate vlejnë për të gjithë ata fëmijë të cilët deri tash nuk kanë aplikuar për shtesa.
Për më tepër, aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të kryhet brenda tre muajve të parë të lindjes së fëmijës.
Në rast se aplikimi nuk bëhet brenda këtij afati, kërkuesit duhet të kalojnë përmes një procesi verifikimi për të vijuar me aplikimin.
Qytetarët ftohen të respektojnë këto afate për të garantuar përpunimin e aplikimit në kohë. Për informata të mëtejshme, qytetarët mund t’i referohen vendimit të Ministrisë në platformën e-Kosova.