Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.
Sipas CNN, demokratja e nis me 226 vota garën, ndërsa kundërshtari i saj politik, Trump e nis me 219. Pra siç shihet, Harris është në një avantash relativisht të madh ndaj ish-presidentit republikan.
Shtetet e lëkundura janë Nevada, Wisconsin, Pensilvania, Michigan, Arizona, Georgia dhe Karolina e Verit, ku në hartë janë në ngjyrë të verdhë.https://1821d8623e6da48cd2330512654f377d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Shtetet që pritet të fitojë Kamala Harris janë: Washington, Oregon, California, Minnesota, Illinos, Colorado, Neë Mexico, Virginia, Neë York, Maine, Neë Hampshire, Vermont, Massachusetts, Coneccticut, Neë Jersey, Delaëare, Maryland, Hawai.
Ndërsa në shtete e tjera pritet të marrë më shumë vota Donald Trump.
Tabela: