Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Kurti, përmes një postimi në X, ka thënë se SHBA-ja është aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Urime presidentit Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat, mik dhe partner kyç i Kosovës dhe ne mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”, shkroi Kurti.
Trump do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-së, pasi triumfoi në zgjedhje kundër kandidates demokrate, Kamala Harris.