Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së Kurtit duke vlerësuar se e kanë të pamundur bashkëpunimin me VV’në.
Megjithatë të njëjtit, propozuan një qeveri gjithëpërfshirëse deri në zgjedhjen e Presidentit vitin e ardhshëm.
Pas kësaj, ka ardhur reagimi i parë i VV’së.
Halil Thaçi, deputet i kësaj partie ka thënë për Periskopin se “nuk beson se duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”.
“Në parim si parti fituese i kemi hap dyert për LDK në këtë rast, po shihet se unë personalisht mendoj se as renin t’i prijë apo të bëhet pjesë e qeverisë nuk e ka. Sido që të jetë të gjitha këto i jep zëdhënësi i VV’së. Nuk besoj që duhet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai për Periskopin.