Haradinaj: Mos lësho pe Albin, krejt ose hiç!
Daut Haradinaj nga Aleanca ka ironizuar pas deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku tha se dakordimi sa më i gjerë dhe unifikues për presidentin është i nevojshëm.
“Mos lësho pe, Albin.
Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt.
Sa mirë që po të sheh kombi ynë se në çfarë derexhe je ardhur!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.
