16.5 C
Pristina
E enjte, 8 Maj, 2025

“Prishtina Parking” – Gjykata rrëzon gjobat dhe bllokimet e veturave

Me një aktgjykim të formës së prerë, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka vendosur të shfuqizojë disa dispozita të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, duke konstatuar se ato janë në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Aktgjykimi i lëshuar në prill të këtij viti erdhi pas padisë së parashtruar nga organizata joqeveritare “Qendra për Raste Gjyqësore” ndaj ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Dispozitat e kontestuara përfshijnë, ndër të tjera, mundësinë e bllokimit të veturës pas 10 minutave nga momenti i parkimit, vendosjen e tarifave vetëm përmes telefonit, si dhe penalizimet në të ashtuquajturat “vendparkime ilegale”. Sipas Gjykatës, këto dispozita shkelin parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit, sigurisë juridike dhe të drejtës për pronë, privatësi dhe lëvizje të lirë, të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

 

Në vendim, Gjykata Supreme ka theksuar se “Prishtina Parking”, si ndërmarrje publike komunale, ka vepruar përtej mandatit të saj ligjor dhe statutor, duke ndërmarrë veprime që janë kompetencë ekskluzive e organeve të rendit publik dhe autoriteteve inspektuese. Këto veprime përfshijnë bllokimin, gjobitjen dhe bartjen e automjeteve pa ndonjë vendim ligjor të një organi kompetent, siç janë Policia e Kosovës apo inspektorati komunal.

“Asnjë ndërmarrje publike nuk ka të drejtë të kufizojë lirinë e lëvizjes ose të ndërhyjë në pronën private të qytetarëve në mungesë të një baze ligjore të qartë dhe të një procedure të rregullt administrative”, thuhet në aktgjykim.

Pas këtij vendimi të formës së prerë, ndërmarrja “Prishtina Parking” nuk ka më të drejtë ligjore të bllokojë vetura, të vendosë gjoba apo të urdhërojë bartjen e automjeteve. Të gjitha veprimet ndëshkuese të ndërmarra në të kaluarën në mungesë të një akti administrativ individual dhe të ankimueshëm mund të konsiderohen të paligjshme dhe të hapin rrugë për kompensime ligjore.

 

 

Komuna e Prishtinës obligohet të rishqyrtojë rregulloren ekzistuese, të ndalojë veprimet arbitrare dhe të sigurojë zbatim të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

 

 

 

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here