Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të miturve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër i tillë i dhunës në mesin e të miturve është raportuar sot në Mitrovicë, ku një rrahje ka përfunduar me therje me mjet të mprehtë.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, sot, Policia ka pranuar një informatë për një incident në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku një person ishte therur me thikë pas një përleshjeje mes disa të rinjve.
Dyshohet se therja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes disa personave, por për momentin nuk janë bërë të ditura arrestime.