21.7 C
Pristina
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Kurti: PDK-së i duhet edhe një mandat në opozitë, mezi e nxorrëm në opozitë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i duhet edhe një mandat në opozitë, prandaj siç thotë ai, nuk i ofron koalicion. Kurti e quajti “lajm” kthimin e Fatmir Limajt në Kuvend, duke përmendur nofkën e tij gjatë luftës. Ai la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të.

“Kosova ka qeveri, por nuk ka Kuvend. Sepse Kuvendi është thelbësor për të kontrolluar qeverinë dhe për të mbikëqyrur ndërmarrjet publike. Paradoksalisht, opozita po e lë Kosovën pa mbikëqyrje të ekzekutivit dhe pa shtëpinë e saj – Kuvendin”, ka thënë Kurti në RTK të martën në mbrëmje. 

Ai përmendi se koalicioni me LDK-në dhe pakicat joserbe do të ishte stabil sepse numri i deputetëve do të ishte 77, e me përfshirjen e Nismës arrin në 80. Sipas tij, kjo është rruga më e mirë përpara, duke përjashtuar idenë për një qeveri teknike apo tranzicionale.

“Jam kundër qeverive teknike që e lënë vendin pa opozitë. Në një demokraci, opozita është thelbësore. PDK-së i duhet edhe një mandat në opozitë. Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë dhe nuk e kuptoj pse ka zell për ta rikthyer në pushtet nga ata që janë në opozitë e nuk janë pjesë e PDK-së”, u shpreh Kurti.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here