16.9 C
Pristina
E mërkurë, 21 Maj, 2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë”- Sulmohet gjinekologu Afrim Veliu

Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.

Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë“, ka rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.

Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap.

Nuk dihet akoma nëse policia është vënë në dijeni për rastin, por Sinjali do të sjellë çdo zhvillim të ri për këtë rast të rëndë dhe të dënueshëm.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here