Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, në një fjalim drejtuar kombit, tha se përgjigjja do të ishte legjitime dhe e fuqishme, pas sulmit izraelit.
Ai gjithashtu u bëri thirrje iranianëve të besojnë në udhëheqjen e tyre dhe të qëndrojnë pranë tyre.
Siç raporton Reuters, “përgjigja e vendit të tij do ta bëjë Izraelin të pendohet për aktin e tij të pamend”.
Irani tashmë ka konfirmuar se sulmet izraelite vranë gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, kreun e programit raketor të Gardës Revolucionare, sipas AP.
Udhëheqësi i Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit, gjenerali Hossein Salami, dhe shefi i shtabit të forcave të saj të armatosura, gjenerali Mohammad Bagheri, u konfirmuan gjithashtu të vdekur, raportoi televizioni shtetëror iranian.