32.9 C
Pristina
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Piraj demanton lajmet për mishin me Salmonella: Jemi mashtruar nga kompania eksportuese

Kompania “Meka Halal Food”, e njohur për prodhimin dhe tregtimin e produkteve me certifikim “hallall” dhe cilësi të lartë, është përmendur në një raport të fundit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, sipas të cilit në depon e saj janë gjetur mbi 20 mijë kilogramë mish pule të infektuar me bakterin Salmonella.

Sipas këtij raporti, mishi konsiderohet i papërshtatshëm për konsum dhe Agjencia ka urdhëruar kthimin ose asgjësimin e tij.

 

Pirro Piraj, djali i pronarit të kompanisë “Meka Halal Food”, në një prononcim për “Front Online” ka reaguar ashpër ndaj raportimeve që lidhen me mish pule të infektuar me salmonellë, të cilat u publikuan së fundmi nga disa media.

Ai i ka cilësuar këto lajme si të pavërteta dhe ka demantuar kategorikisht përfshirjen e kompanisë së tyre në këtë rast.

Piraj ka shpjeguar në detaje se si e është eliminuar mishi i infektuar nga kompania e tyre.

“Jemi mashtruar nga kompania. Ata nuk guxojnë të eksportojnë mall që është i infektuar me salmonell, në moment që vjen në kufi merren analizat prej agjencisë të ushqimit kur merret analiza malli shkarkohet tek ne në depo se analizën duhet me prit disa ditë dhe tek ne vendoset me një vend të veçantë dhe nuk përdoret deri të vjen vendimi i inspektoratit të AUV për me përdor këtë mall ose jo, në këtë rast ka dal që ky mall është i infektuar me salmonell”,deklaroi ai.

Ai thotë se sapo është konstatuar infektimi, kompania ka kërkuar asgjësimin e produktit, dhe pala tjetër ka kërkuar kthimin e tij.

 

“Ne kemi thirr kompaninë dhe kemi kërkuar që malli të asgjësohet se nuk përdoret, kompania ka thënë se duhet të kthehet malli e kemi njoftuar AUV ata e kanë parë mallin që është i ndarë veç e kanë inspektuar dhe kanë parë që nuk është përdorur ai mall. Ai mall është kthyer dhe nuk është përdoruar, ne jemi mashtruar nga kompania”, u shpreh Piraj për “Front Online”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here