Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka ngritur akuza serioze për manipulim dhe mungesë transparence brenda formatit, duke aluduar se lojtarë të caktuar kanë pasur trajtim të privilegjuar gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një deklaratë të bërë publike, Liami u shpreh: “Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të forta në rrjete sociale, pasi, pa përmendur emër, ai përdori fjalën “fituesja”, që shumica e ndjekësve e kanë lidhur me Egla Ceno, fituesen e edicionit të fundit të BBVIP.
Sipas Liamit, kjo përbën një avantazh të padrejtë, duke qenë se pjesëmarrësit e tjerë ndodheshin në izolim të plotë, siç kërkon formati.
“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai.
Ndër të tjera, ish-banori shtoi se ka vënë re tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat u njoftua se “nuk janë për të”.
Kjo, sipas tij, shton dyshimet për ndërhyrje të mundshme në rrjedhën e lojës.