20.9 C
Pristina
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Kërcënimi rus, Gjermani marrin një vendim urgjent

Qeveria gjermane synon të përshpejtojë procesin e blerjes së armëve dhe pajisjeve mbrojtëse për Bundeswehr-in, në mënyrë që të jetë më e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim nga Rusia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një projektligji të parë nga agjencia DPA dhe raportuar nga Handelsblatt, synohet thjeshtimi i prokurimeve duke eliminuar nevojën për tendera në nivel evropian për kontrata urgjente, duke i kaluar ato në nivel kombëtar për të kursyer kohë.

Ndryshimet përfshijnë edhe mundësinë e dhënies së kontratave pas tenderëve, pavarësisht nga ankesat ligjore të ofertuesve të pasuksesshëm, si dhe reduktimin e dokumentacionit për të zvogëluar barrët burokratike.

Gjithashtu, ligjvënësit mund të nisin procedura prokurimi edhe pa financim të siguruar paraprakisht.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Gjermania po rrit ndjeshëm investimet për modernizimin e ushtrisë dhe përforcimin e rezervave, duke e bërë buxhetin vjetor për Bundeswehr-in pjesërisht të përjashtuar nga rregullat kushtetuese për borxhin dhe duke synuar që shpenzimet të arrijnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me marrëveshjet e NATO-s.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here