Kryetari i Partisë Demokratike të Unitetit (PDU) Kreshnik Husaj ka thënë për Gazetën Neutral se Kosoves i nevojitet një rindërtim i politikës.
Ai tha që me fitoren e tij si Kryeministër veprimin e parë që do të ndërmerr do të jëtë angazhimi me Serbinë, shkruan Gazeta Neutral.
“Me fitoren time si kualicion PDU-Balli Kombit do mundohem menjëher të sjell platformën time politike të qkapjes së shtetit nga politika gjë të cilën po e vuan shumë qytetari.
“Kosova ka nevojë për një rindertim të politikes duke sjell fryma me opinione të kjarta. Veprimi i parë që do të bëj është angazhimi im i drejtpërdrejtë në bisedime me Serbinë caktimi i kufijëve të përherëshme , domethanë gjë e mirë të dihet kufiri dhe zbatimi i marrëveshjeve në të kundërtën të lëshohen vijat e kuqe të panegociushme me Serbinë”, tha ai.
Sipas tij deri më tani në Kosovë nuk ka qenë asgjë në rregull.
Husaj shtoi se do të luftojë për pozitën e Kryeministrit, dhe që nuk sheh ndonjë rivalë.
“Në Kosovë nuk ka asgjë në regullë duke përfshirë nga familja e deri te politika kjo ndodhë me qeverisjet shizofrenale që i kanë bërë këtij shteti. Unë do luftojë për poziten e Kryeministrit, pozitat tjera nuk hyjnë në agjenden time politike, rivalet e mi janë letra të djegura politikishtë që historia do i ndëshkon siq po i ndëshkon disa”, tha Husaj.
Ai ka shprehur bindjen e tij që do të fitoj në zgjedhjet parlamentare.
“Nuk vuaj për pragun zgjedhor , por synoj pushtetin qendrorë, andaj me besim në Zot fitoren e kam të padiskutusheme”- shtoi ndër të tjerash Husaj.