21.7 C
Pristina
E premte, 8 Gusht, 2025

Disa orë para mbajtjes së protestës, zëdhënësi i VV-së del kundër – Kritikon Hashim Thaçin

Disa orë para mbajtjes së protestës më të madhe kundër Gjykatës Speciale, Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e cilëson si të vonuar.

Në reagimin e ti,j Manxhuka nuk e përkrah mbajtjen e protestës dhe gjen hapësirë të shkruaj për deklarimet e Hashim Thaçin ndaj Gjykatës speciale duke i cilësuar si qëndrime të buta.

“⁠Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.,” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare, as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.

“Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për një kryeprokuror të ri, e jo për gjykata speciale jotransparente, të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare,” ka shtuar ai.

Reagimi i plotë:

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here