Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Burime të Gazeta Imazhit brenda Emergjencës së QKUK kanë bërë të ditur se viktima është sjellë në spital pa shenja jete.
“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellë pa shenja jete në Emergjencë”, ka thënë ky burim për Gazeta Imazhin.
Detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar.