2.7 C
Pristina
E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mesfushori që e refuzoi ftesën e Kosovës për të Suedisë

Mesfushori i Elfsborgut, Besfort Zeneli të martën për mediumet suedeze ka pranuar se ka refuzuar ftesën e Kosovës dhe po e pret atë të Suedisë.

21-vjeçari, i cili është vëllai I vogël I Arbër Zenelit ishte në planet e selektorit të Kosovës, Franco Foda për grumbullimin e këtij muaj por ai nuk iu përgjigj pozitivisht ftesës.

Këtë e konfirmoi edhe menaxheri i “Dardanëve”, Bajram Shala të hënën në konferencën e mbajtur për shyp në prag të duelit me Rumaninë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Jam ftuar të Kosova por e kam refuzuar. Tani duhet të fokusohem të luaj mirë dhe të pres ftesën nga Suedia në të ardhmen. Ndjehem mirë që e kam marrë këtë vendim. Suedia është e duhur për mua. Vëllau Arbëri dhe familja më kanë mbështetur plotësisht në këtë vendim. Nuk kam pasur absolutisht asnjë problem”, ka thënë Zeneli për të përditshmen suedeze “Sportbladet”.

Zeneli ka regjistruar 6 paraqitje me ekipin U21 të Kosovës dhe ka luajtur në kualifikimet për Evropianin e vitit të ardhshëm të kësaj grupmoshe.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here