Xhavit Gashi, gjeneral në pension i FSK-së, ka folur rreth çështjes së Urës së Ibrit.
Duke analizuar këto ngjarje politike në RTK, Gashi ka vlerësuar se “me hapjen e pakoordinuar të urës…mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”.
“Kosova nuk është kërcenim, dihet nga kush vjen rreziku, mirëpo me hapjen e pakoordinuar të urës, jo në kohën kur pajtohen partnerët tanë strategjik, pa koordinim, pa qëllimshëm mund t’i vëjmë në rrezik jetët e ushtarëve”, tha Gashi.
Tutje, ai ka vlerësuar se objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve nuk dallojnë shumë.
“Objektiva e qeverisë së Kosovës nuk dallojnë shumë nga objektivat e partnerëve tanë strategjik. Atëherë në çka duhet të koordinohemi? Janë vetëm mënyrat dhe rruga se si duhet të arrihet atje. Mendoj se është shumë e nevojshme që rruga të bëhet me koordinim me ta”, deklaroi Xhavit Gashi.