Familja Berisha nga Prishtina më 1 shtator mori lajmin e kobshëm që djali i tyre ka humbur aksidentalisht jetën në një moshë të re, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për Qëndrim Berishën, i cili ishte mërgimtar dhe vepronte në Slloveni.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri humbi jetën në vendin e punës.
I ndjeri do të varroset sot në ora 18:00, sipas njoftimit të familjes.
“Ju njoftojmë se ceremonia e varrimit të djalit, vëllait, nipit dhe familjarit tonë Qëndrim (Menduh) Berisha do të bëhet me datë 4 shtator 2024 (e mërkure) në ora 18:00 në varrezat e fshatit Majac të Podujevës”.