div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-22898 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Rasti i Liridonës – Naim Murseli ngre pyetje të forta në gjykatë

Seanca e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka vazhduar me shqyrtimin e raportit të autopsisë.

Më konkretisht hematoma e krijuar në dorën e saj të majtë, e cila sipas raportit të autopsisë është shkaktuar para vdekjes.

Për këtë çështje, me pyetje drejtuar mjekut ligjor Naim Uka ka vazhduar edhe i akuzuari Naim Murseli, ish-bashkëshorti i të ndjerës.

“Nuk besoj që një shenjë në dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë fare prezent. Sipas prokurores, kam mbajtur bashkëshorten time për mos t’iu shmangur plumbit. A e vërteton kjo që unë e kam mbajtur bashkëshorten në momentin e vrasjes?”, tha Naim Murseli.

“Mjeku ligjor nuk paragjykon pozita apo situata. Mjeku ligjor e ka obligim të bëjë karakteristikat e dëmtimeve trupore.”, u përgjigj Naim Uka.

“Ajo plagë a ka mund të ndodhë ajo plagë 59 minuta para vdekjes ose 10 sekonda para vdekjes?”, pyeti tutje Murseli.

“Kjo ka mund të shkojë prej zero deri në 3 orë para momentit të vdekjes, pasi siç e theksova më herët, e ndjera ka qenë obeze dhe për këtë arsye variablat e periudhës kohore zgjerohen.”, theksoi Uka.

“A përjashtohet mundësia e vetëlëndimit në tentim për të ikur?”, tha Murseli në pyetjen e tij drejtuar doktorin e IML-së, Naim Uka.

“Unë nuk mund ta përjashtoj dhe nuk është detyrë e imja.”/Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *