div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-22997 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Nuredin “Drenica” me mesazh të ashpër për Kurtin: “Për Samiun je bubrrec!”

Nuredin Selmani, i njohur me nofkën “Drenica”, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit e quajti Sami Lushtakun “multi-milioner” gjatë një fjalimi publik në Skenderaj.

Në një status të publikuar në rrjete sociale, Drenica ka shpërthyer me tone të forta kundër Kurtit dhe mbështetësve të tij, duke e akuzuar për qëndrime kundër vlerave të UÇK-së dhe për provokime ndaj Drenicës.

“KJO FOTO SHKON PËR INATI TË #KURTOVIČIT DHE ATYNE QË JANË ME TA! NË SKENDERAJ NUK KA VEND LËVIZJA JOTE ANTI-UÇK DHE MOS LUAJ ME NDJENJAT E DRENICASVE SE TA BAJN SHURREN UFULL! TI PËR SAMI LUSHTAKUN JE BUBRREC — KUJDES SE SAMIU NUK ASHT RAMIZ!”,

– ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i ashpër i Nuredin Selmanit vjen pas debatit që u shkaktua nga fjalimi i Kurtit, ku kryeministri në detyrë kritikoi figurat e ish-komandantëve të UÇK-së, duke aluduar në pasurinë e tyre dhe në mënyrën si përdorin ndikimin në politikën lokale.

Postimi i “Drenicës” është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta, sidomos nga simpatizantët e zonës së Drenicës, të cilët e kanë interpretuar si mbrojtje të figurës së Sami Lushtakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *