div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23003 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Një zyrtar i BDI-së plagoset në Kumanovë

BDI sot ka reaguar lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë, në të cilin u plagos një person.

Nga BDI thonë se janë të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit të tyre dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska.

Nga BDI bëjnë të ditur se jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *