Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, ka konfirmuar se më datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.
Pas pranimit në Emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në Spitalin e Gjilanit, ku edhe po merr trajtim.
“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025), ka ardhur me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në Emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në Spital të Gjilanit, ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana në një përgjigje për Express.