I riu që vdiq sot kishte punuar në kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani

Mitrovica është tronditur të hënën nga lajmi për vdekjen e të riut Petrit Hoti.

Hoti vdiq pas një sëmundjeje të rëndë të mushkërive, për të cilën pak vjet më parë u kërkua edhe ndihmë financiare për shërimin e tij, njofton Klankosova.

Për një periudhë kohe, ai ka punuar si zyrtar i sigurisë në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

I ndjeri ka lënë pas vetes dy fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *