Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e tij të kaluara ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë edhe shprehjen e njohur “Nuk është Lidhja por Lodhja Demokratike”.
Kurti tha se nuk ka asgjë të re për të shtuar mbi ato deklarata, duke kujtuar se edhe vetë është përballur me ofendime të shumta gjatë karrierës së tij politike.
“Unë jam kryeministri më i ofenduar në historinë e Kosovës. Shikoni arkivat dhe mund ta vërtetoni këtë,” tha Kurti, duke shtuar se reagimet ndaj tij shpesh janë të ekzagjeruara në raport me kritikat që ai ka bërë më herët.
Deklaratat e Kurtit vijnë në një kohë kur raportet mes VV-së dhe LDK-së mbeten të ftohta pas zhvillimeve të fundit politike.



