Vdes në Itali veterani i UÇK-së

Ka vdekur Zenun Berisha, veteran i UÇK-së.

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 14:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.

Zenuni u lind më 8 shtator 1968 dhe u rrit në kushte të vështira, por me zemër të madhe, me shpirt të fortë dhe me dashuri të thellë për familjen e për vendin e tij.