Serbi që u plagos e u kidnapua nga xhandarmëria serbe është doganier i Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se më 1 nëntor 2025 ka pranuar një informacion për një incident të rëndë në zonën e Leposaviqit, ku dyshohet se një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V., i përkatësisë serbe, është plagosur dhe rrëmbyer nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të ashtuquajturës “pika zero”, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Policia ka njoftuar menjëherë KFOR-in, si forcë përgjegjëse për sigurinë në zonën kufitare.

Serbi që u plagos e u kidnapua nga xhandarmëria serbe ështëMilan Vukašinović, doganier i Kosovës.

Ndryshe, Veton Elshani tha se nuk janë “shumë të sigurt” nëse plagosja dhe rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Duke marrë parasysh që tash është duke u zhvilluar një hetim, ne nuk mund të japim më shumë informacione, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt a është në territorin tonë, a është në pikën zero, a është në territorin e Serbisë. Sepse është në atë zonë aty, sipas informacioneve që i kemi pranu. Policia është duke i zhvillu hetimet, kemi qenë atje, e kemi bërë shiqimin e vendit të ngjarjes, por më shumë nuk mund të flas sepse janë hetimet në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, tha ai.

Elshani tha se kanë intervistuar qytetarë dhe kanë mbledhur informacione që theksoi se “duhet të verifikohen”.

“Nuk jemi të sigurt çfarë saktë ka ndodhë në atë vend”, tha ai.

Publikohet foto: Ky është personi që u plagos dhe u rrëmbye nga xhandërmëria serbe, akuzohet Vuçiq