Garë dramatike në Viti – vetëm 197 vota ndajnë dy kandidatët

Në komunën e Vitisë janë numëruar të gjitha votat e rregullta, ku garën për kryetar komune e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, me 50.60% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arsim Ademi, ka marrë 49.40% të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga gjithsej 49,668 votues të regjistruar, kanë votuar 16,507 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.23%. Të gjitha 64 vendvotimet (100%) janë procesuar.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, me vetëm 197 vota diferencë midis dy kandidatëve.

Këto rezultate janë preliminare dhe përfshijnë vetëm votat e rregullta, pa përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.