Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e vlerësuar pjesëmarrjen dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje si më të mirin ndonjëherë në nivel lokal, ndonëse, siç tha ai, pritjet kanë qenë më të mëdha
.Ai komentoi edhe rezultatin në kryeqytet, duke thënë se “në Prishtinë askush nuk është fitues, ndërsa humbësi më i madh është qytetari”.
Është e qartë se në Prishtinë askush nuk është fituesi ndërsa humbësi më i madh është qytetari i saj. Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit.
Të dashur aktivistë dhe qytetarë,
Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë.
Ps.Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, ka shkruar Sveçla.




