Në Fushë Kosovë pati blerje masive të votave” – Osmani: Gara ishte e pabarabartë, Qeveria ishte kundër meje

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani thotë se në garën për të parin e kësaj komune ai nuk garoi kundër Valon Prebrezës, por, siç thotë ai, kundër gjithë Qeverisë Kurti.

Në “Edicionin Special”, Osmani po ashtu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për blerje masive të votave në Fushë Kosovë, me anë të punësimit të njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam qenë në garë me zotëri Prebrezën, unë kam qenë në garë me qeverinë dhe me të gjitha institucionet në varësi të Qeverisë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.

Po ashtu, Osmani ka bërë të ditur se pas humbjes në Fushë Kosovë, e ka menduar të japë dorëheqje nga posti i kryetari të degës së LDK-së në Fushë Kosovë.