Një burrë ka humbur jetën dje në mesditë në Mirash të Ferizajt pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte mbi pullazin e shtëpisë.
Policia tha se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, ndërsa familjarët kanë kërkuar lirimin e trupit të pajetë për ceremoninë mortore.
“HETIM MBI VDEKJEN: Fsh. Mirash, Ferizaj 14.11.2025 – 12:42. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.




