Sonte nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, një prej formateve më të ndjekura televizive në vend.
Me hapjen e sezonit të ri, pritshmëritë e publikut janë rritur, sidomos për përbërjen e opinionistëve dhe mënyrën si do të zhvillohet loja këtë vit.
Prej ditësh është përfolur se Leonora Jakupi do t’i bashkohet produksionit si opinioniste, një rol që do t’i shtonte dinamizëm dhe diskutim mbrëmjeve në Prime.
Në prag të nisjes së spektaklit, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Shqipëria, duke treguar se ndodhet në Tiranë.
Postimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, me shumë që komentojnë nëse e ka bërë për të tërhequr vëmendje, apo se nuk qëndron një gjë e tillë.
Ndërkohë, atmosfera para nisjes së spektaklit është e mbushur me kuriozitet për banorët e rinj dhe surprizat që produksioni ka paralajmëruar.

Me gjithë zhurmën që ka krijuar ky edicion para nisjes, duket se publiku është gati për një sezon edhe më dinamik dhe të mbushur me ngjarje të forta.





