U zu me 120 kilogramë drogë në autobus, gjykata merr vendim për të arrestuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj B.K. që më 21 nëntor me autobus u kap teksa transportonte 120 kilogramë marihuanë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Ai dyshohet për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.K., më datën 21.11.2025, me autobusin me targa …, ka transportuar substancë narkotike nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me qëllim që substanca narkotike të dërgohet në vendet ndryshme evropiane. I pandehuri është  ndaluar me autobusin të cilin po e drejtonte, në të cilin autobus, nën karrige kishte bunkerë të modifikuar ku janë gjetur qese najloni të cilat ishin të mbushura me substancë narkotike që dyshohet se është marihuanë dhe me peshë të përgjithshme rreth 120kg”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *