Incident i rëndë në Vlorë: Burri godet me sëpatë gruan

Një rast i rëndë brenda familjes është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas Top Channel, një çift i ri është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

E reja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

E tmerrshme në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të dyshuar të dhunimit seksual në Istog.

Sipas informacioneve të Policisë, një burrë ka deklaruar se tre të tjerë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, transmeton Klankosova.tv.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa me urdhër të tij rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Bie pak çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.76 euro për litër, dy centë më lirë e dje, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.53 euro për litër, një cent më lirë se dje.

MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.63 euro për litër.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.