Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të Shqipërisë janë shënuar reshje dëbore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore.
Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetra.
Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.
Dëborë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës./euronews,al




