div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-29678 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Çitaku për intervistën e Konjufcës: Paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e VV-së

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidate për deputete, Vlora Çitaku ka ironizuar me intervistën e njeriut të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, për të cilin tha se fliste sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të emisionit.

Çitaku ka vlerësuar se intervista e tij mbrëmë ishte sikurse e një mysafir rasti në historinë e Vetëvendosjes.

“Konjufca dje paska folur sikur ta kishte dorëzuar librezën e Vetëvendosjes në hyrje të “Pressing”-ut në T7. Në njërën anë dalin me thirrje patetike “Mos lësho pe”.

Ndërsa, në anën tjetër, Konjufca vetë paska lëshuar pe në gjithçka. Madje, e paska lëshuar edhe Vetëvendosjen, gjuhën e saj, arrogancën e saj, dështimet e saj.

Pesë vjet në pushtet i paska shndërruar në amnezi politike. Paska folur sikur të ishte një mysafir i rastit në historinë e Vetëvendosjes.

Një këshillë miqësore: në vend të një narrative të re në funksion të zgjedhjeve, filloni duke marrë përgjegjësi për përçarjet dhe linçimet që keni ushqyer”, ka shkruar Çitaku për intervistën e Konjufcës  dhënë mbrëmë në në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *