Kurti: Kushdo që mendon se mund ta sulmoj Kosovën do të mendoj dy herë
Kryeministri në detyrë dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për një mandat tjetër, Albin Kurti ka prezantuar plan-programin, i cili fokusohej në siguri, mirëqenie, ekonomi, arsim, shëndetësi dhe sektorë tjerë.
Ai gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje, Alternativës dhe Partisë Guxo në Prishtinë, ka thënë se do të investojnë 1 miliard euro në armatim dhe pajisje moderne ushtarake.
“Në mandatin që na pret do të investojmë edhe 1 miliard euro të tjera në armatim dhe pajisje moderne ushtarake, ashtu që kushdo që mendon se mund të na sulmoj të mendoj dy herë dhe kur mendon dy herë e lenë fare. Do ta ndërtojmë fabrikën municionin dhe drunjtëve duke e kthyer sigurinë dhe në motor të zhvillimit ekonomik teknologjik dhe industrial, kjo do të thotë vende të reja pune transformim njohurish dhe rritje e kapaciteteve vendore. Do të fillojmë programin e rezervës vullnetare në kuadër të planit mbrojtje gjithëpërfshirëse secili e secila që do t’i dal në mbrojtje vendit tonë, do të përfshihet në trajnimin bazik ushtarak dhe do të ketë armën e rezervuar personale të ruajtur në kazermë, dhe në raste të mobilizimit secili e secila do ta dijë vendin se ku do të lajmërohet për të marrë armën dhe cilat detyra do ti ketë.”, tha ai.
Ndërkohë Kurti gjatë fjalimit të tij tha se do të ndërtojmë kapacitetet te reja energjetike duke i shfrytëzuar edhe resurset tona, me teknologji moderne që ndotin më pak që është gazifikimi. Ai shtoi se do të investojnë 400 milionë euro për të ndërtuar pesë diga të reja.
Kurit foli edhe për pensionistët dhe kategoritë e dala nga lufta.
Kurti po ashtu premtoi 250 milionë europër 20 stadiume dhe vazhdimin e projekteve të mëdha infrastrukturore si Unaza e Prishtinës, autostrada Gjilan–Prizren dhe magjistralja e Dukagjinit.
Sipas tij, bizneset dhe bujqit do të jenë në fokus të qeverisë së tij, ku do të bëhet valuta elektronike dhe ebujkun.
Ai shtoi me arritjet që ka ushtria jonë, është koha që të përshpejtohet anëtarësimi në NATO por gjatë këtij mandati do të zhvillohen dronët Made in Kosova. Kurti theksoi se marrja e statusit të anëtarit kandidat për anëtarësimin në BE, do të jetë një nga angazhimet e tyre kyçe.
Kurti është ndalur edhe tek planet që kanë për sektorët e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe politikës së jashtme, energjia elektrike.
