Sulmohet fizikisht kandidati i VV-së për deputet
Kandidati i VV-së për deputet, Selman Sokoli është sulmuar fizikisht.
Më poshtë postimi i tij;
Të nderuar,
Para pak çastesh jam sulmuar fizikisht nga disa persona, me gjasë pjesëtarë të sigurimit fizik në një qendër tregtare, për një çështje plotësisht të drejtë dhe të ligjshme nga ana ime. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura, sjellja e tyre banditeske eskaloi në dhunë fizike dhe ndalim/kidnapim të paligjshëm për disa minuta.
Organet e ndjekjes janë njoftuar dhe tashmë janë duke u marrë me rastin. Pres dhe shpresoj që drejtësia të veprojë pa vonesë dhe që këta persona të përfundojnë aty ku e kanë vendin banditët dhe cubat, para organeve të drejtësisë, e jo të lirë dhe në kontakt me qytetarët..
