Iu hoqën afro gjashtë mijë vota pas rinumërimit, reagon Fetah Paçarizi
didati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Fetah Paçarizi, ka reaguar pasi që pas rinumërimit të njëjtit i janë larguar afro gjashtë mijë vota.
Paçarizi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se distancohet nga “çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë”, shkruan Insajderi.

“Ajo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave nga KQZ është serioze dhe shqetësuese. Kjo situatë ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e numërimit dhe rinumërimit dhe cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor“, ka deklaruar ai.
Paçarizi ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në mbarë vendin.
“Prokuroria e Shtetit ka detyrim ligjor dhe moral të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale. Njëkohësisht, KQZ, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj. Pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie“.
