Nesër vą’rrosen babë e bir që vďiqën tragjikisht në Deçan
Babë e bir që vdiqën tragjikisht pasi u goditën nga rryma, do të varrosen nesër në fshatin Maznik të Deçanit.
Ceremonia mortore për Xhemajl e Hasan Mustafaj, do të mbahet në ora 14:00, njofton Klankosova.tv.
Ngjarja e rëndë ndodhi derisa ata po e pastronin veturën e tyre.
Fillimisht nga rryma u godit babai, e më pas edhe i biri i cili ishte munduar t’i ndihmonte atij.
Ata fillimisht u dërguan në QKMF-në e Deçanit e më pas edhe në spitalin e Pejës, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.
