div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-31489 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Përmbyllet rinumërimi në Dragash, “kampion” i votave të hequra në këtë komunë kandidati i LVV’së për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar në platformën elektronike për procesimin e të gjitha votave të numëruara në Komunën e Dragashit.

Nga 57 kuti të rinumëruara, 57 sosh janë procesuar rezultatet.

Tek lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Dragash rezulton një diskrepancë e madhe mes vendit të dytë nga i pari sa i përket heqjes së votave. Kandidati për deputet nga kjo komunë, Filiz Mustafa, rezulton t’i ketë 231 vota më paknga 2,805 vota të rinumëruara.

Pas tij vjen Valon Hoti me 45 vota më pak, më pas Glauk Konjufca me 28 vota më pak e Albin Kurti me 20 sosh më pak.

Numër relativisht të madh të votave iu minusuan edhe kandidatit të PDK-së për deputet, Xhevahir Geci. Nga 264 vota të rinumëruara, 87 sosh iu janë hequr të njëjtit.

Megjithatë, Mustafa ngelet “kampion” në heqjen e votave si shkak i rinumërimit në këtë komunë.

Po vazhdon rinumërimi në nivel vendi. KQZ ka procesuar 856 kuti nga 2,557 sosh apo 33,48 për qind të votave të rinumëruara në platformën elektronike të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *