LISTA | Këta janë peronat që po kërkohet paraburgim për ta për manipulim votash, dyshohen edhe për ryshfet
Gjykata Themelore në Prizren ka filluar të mbaj seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë për rastin në të cilin më 23 janar 2026 janë ndaluar gjithsej 109 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit.
Të dyshuarit siç merr vesh Insajderi janë ndarë në katër grupe për shkak se janë katër prokuror.
Grupi 1: Alketë Vorfi (AAK) Ardijan Lipoveci (VV) Durim Shala (PDK) Fatih Llallo (PDK) Qendrim Krasniqi (VV) Sabrije Bytyqi (PDK) Muhamed Jakupi (LDK) Jetmir Hajdari (LDK) Granit Paqarizi
Grupi 2: Atnor Skoro Art Hasani (PDK) Aulon Krasniqi (PDK) Bashkim Xhabali (LDK) Bekim Basha (VV) Ensar Geshtenja (LDK) Lot Kyçyku (AAK) Gjevdet Shemsidini (PDK) Ideal Paqarizi (PDK)
Grupi 3: Admir Krasniqi (VV) Vehbi Berisha (BD/AAK?) Olta Shehu (AAK)
Grupi 4: Agon Daka (AAK) Bekim Berisha (VV) Ilknur Haci (KDTP)
Ndaj këtyre personave rëndon edhe dyshimi për veprën penale dhënie dhe marrje e ryfshetit.
Insajderi merr vesh se Prokuroria në Prizren do të kërkojë masën e paraburgimit për 23 nga 109 personat e arrestuar. Roli i tyre ka qenë si kryesues të komisioneve në Qendrën e Numërimit.
“Ata janë kryesorët. Prokuroria gjatë natës ka vlerësuar rolin e tyre kyç në këtë proces. Pra, bëhet fjalë për kryesuesit e komisioneve numëruese në QKN, të cilët kanë futur të gjitha të dhënat në sistem, ndërsa komisionerët, një pjesë e madhe e tyre, kanë bashkëpunuar”, i kanë thënë Insajderit burime brenda grupit hetimor.
Detaje nga aksioni
Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Sipas të dhënave, në kuadër të plan-operacionit “Manipulimi” janë angazhuar 103 hetues, 25 zyrtarë policorë të uniformuar dhe 6 operatorë të NJSO-së, ndërsa si prova janë sekuestruar 108 telefona mobil.
Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera.
