Veç edhe një kuti pa u rinumëruar në Pejë – Taulant Kelmendi me gati 1 mijë vota të vjedhura, Xhavit Haliti rreth 500
Rinumërimi i votave në Pejë është pothuajse në fund, ku ka mbetur veç edhe një vendvotim pa u rinumëruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet për 138 vendvotime nga 139 sa janë.
Bazuar në këto rezultate, diferencën më të madhe në vota pas rinumërimit e ka Taulant Kelmendit nga VV.
Ai ka dalë me -956 vota nga ky proces, shkruan Reporteri.net.

Pas Kelmendit, renditet Xhavit Haliti nga PDK me -458 vota.
Lista vazhdon me Skënder Thaçi nga VV me -387 vota, Gramos Agusholli nga VV me -360, Hajdar Beqa nga PDK me -198 vota, Diana Qarkaxhija nga VV me -192, Ali Berisha nga AAK me -172 vota.
Pas tyre janë Arbër Tolaj nga AAK me -145, Adil Maloku nga AAK me -142 dhe Arbër Grabovci nga AAK me -112, Fatmir Asllani nga LDK me -112, Agron Dobruna nga VV me -111 dhe Diellëza Berisha nga LDK me -107./Reporteri.net



