“Mjaftë më!”, flet për herë të parë daja i Eljonës
Valon Zhubaj, daja i banores së Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka vendosur të flasë hapur pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar ditëve të fundit. Përmes një reagimi publik të titulluar “Kur durimi mbaron”, Zhubaj ka mohuar kategorikisht çdo zë që e lidh atë me manipulimin e lojës së Elijonës brenda shtëpisë, duke theksuar se roli i tij është vetëm ai i familjarit që mbron gjakun e tij. Ai sqaron se nuk është as analist e as komentues, por thjesht një dajë që nuk mund të qëndrojë indiferent kur emri dhe historia e familjes përdoren për qëllime të tjera.
Në reagimin e tij, Zhubaj prek edhe aspektin e formatit, duke pranuar se hyrja në shtëpi ishte zgjedhje e lirë e Elijonës, por shpreh shqetësimin për ngarkesën e madhe emocionale që po prodhon shfaqja. Ai bën thirrje për më shumë ndjeshmëri, duke nënvizuar se e kaluara e dhimbshme e mbesës së tij nuk duhet të interpretohet si “viktimizim” apo dobësi. Për familjen Zhubaj, kufiri mes lojës televizive dhe përjetimeve reale njerëzore është delikat dhe historia e tyre kërkon trajtim dinjitoz, larg etiketimeve që mund të rëndojnë më tej situatën.
Reagimi mbyllet me një mesazh të prerë për të gjithë ata individë apo media që tentojnë të përfitojnë nga kjo histori e ndjeshme. Valoni paralajmëron se nuk do të lejojë askënd të rishkruajë të kaluarën apo të luajë me dhimbjen e motrës së tij për hir të vëmendjes momentale. Ai deklaron se mbetet i vendosur për të qenë zëri i së vërtetës deri në fund, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për atë që ai e quan një betejë për drejtësi dhe jo për famë. / Prive By Liberta Spahiu
