Qeveria miraton projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028.
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se brenda këtij plani janë dy ligje që do të kenë prioritet.
“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, theksoi Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë që u mbajt të premten.
Gjithashtu, Qeveria ka miratuar Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive, si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike.
