PDK e LDK nuk do ta votojnë buxhetin
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë buxhetin e Kosovës për vitin 2026, pasi amendamentet e propozuara nga këto dy parti nuk kanë kaluar në Komisionin për Buxhet.
