E rëndë: Vëllai e gjen të pajetë vëllanë, dyshohet për vetëvrasje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Novobërdë, një person është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.
Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.
Tutje shtohet edhe se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut.
“Fsh. Parallovë, Novobërdë 01.05.2026 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një revole me 6 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime’’, thuhet në raportin e PK’së”.
