div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-34877 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Babai sulmon djalin në Skenderaj, e kap për fyti dhe ia thyen telefonin

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj, ku një 20-vjeçar ka denoncuar babanë e tij për sulm fizik dhe dëmtim të telefonit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Kopiliq i Poshtëm, ndërsa rreth orës 20:12 viktima B. S. rreth 20 vjeç është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.

Sipas deklarimit të tij, babai i tij A. S. rreth 45 vjeç dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e kapur për fyti dhe duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë incidentit i dyshuari dyshohet se ia ka thyer edhe telefonin viktimës.

Pas denoncimit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur të dyshuarin në shtëpinë e tij, ku më pas është shoqëruar në Stacionin Policor.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa deklarime janë marrë edhe nga viktima dhe një dëshmitar në lidhje me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, hetuesja e dhunës në familje ka iniciuar procedurat për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Me vendim të Prokurorit, A. S. është ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *