Edhe pse u la jashtë nga dega në Prizren, Hasani konfirmon kandidimin me PDK-në
Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hasani tha për Insajderin se do të garojë me numrin 42.
“Po, do të jem në listë”, tha Nait Hasani për Insajderin.
Lidhur me përfshirjen e emrit të tij në listën për deputet kishte dyshime, pasi kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, nuk e kishte përfshirë në listën e kandidatëve të Prizrenit.
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Afati për dorëzimin e listave në KQZ ka përfunduar mbrëmë në orën 23:59.
