div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-35398 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Gruaja e rrah burrin, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një burrë ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë fizike dhe psikike, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se ankues në këtë rast është N. A., rreth 38-vjeçar, ndërsa e dyshuar figuron bashkëshortja e tij, A. B. A.

Sipas informatave, rasti është raportuar më 15 maj 2026 rreth orës 23:05 në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë, ndërsa incidenti dyshohet të ketë ndodhur më herët, rreth orës 19:25 në rrugën “Holger Pedersen”.

Sinjali mëson se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, e dyshuara dyshohet se e kishte goditur bashkëshortin e saj dhe, sipas deklarimit të ankuesit, kishte ushtruar vazhdimisht edhe dhunë psikike ndaj tij.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesi ka deklaruar po ashtu se nuk ishte lejuar të kthehej në banesën ku bashkëjetonin së bashku me katër fëmijët e tyre.

Ai ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa më pas është larguar drejt familjes së tij në Viti deri në pajisjen me urdhër mbrojtës.

Sipas burimeve, prezenca e të dyshuarës nuk ka arritur të sigurohet deri në këtë fazë të hetimit.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar si: “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *